Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Velipojë, ku Alfons Ndoka mësohet të jetë plagosur me thikë.
Burime bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa i riu po sillet me ambulancë në Shkodër.
“Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë.
Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër
Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar policia.
