Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kush është lojtari më i paguar në Seria A

13:10 / December 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Seria A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtatë gola dhe dy asiste numëron këtë sezon Victor Osimhen, sulmuesi i Napolit, i cili gjithashtu është më i paguari në kampionatin Italian. Nigeriani ishte padyshim lojtari më i mirë i sezonit të fundit, ku skuadra e tij u shpall kampione, ndaj vlerësohet maksimalisht nga drejtuesit. 24-vjeçari paguhet 10 milionë euro neto, duke qëndruar në krye të listës, i ndjekur nga Vlahoviç i Juventus dhe Romelu Lukaku i Romës.

Mediat italiane kanë publikuar detajet sa i përket pagesave të futbollistëve, ku bie në sy se në 10 lojtarët më të mirëpaguar, Interi dhe Juventusi kanë nga 4, Napoli 1 dhe Roma 1.

Dusan Vlahoviç vjen i dyti në radhë me 7 milionë euro, së bashku me Lukakun e Rabiot po me 7. Portieri polak i Juventusit është më i paguari në këtë rol në kampionatin italian, kjo dhe falë besnikërisë së treguar ndaj zonjës së vjetër, që e vlerëson me një pagë prej 6.5 mln euro. Në radhë më pas vijnë Lautaro, Alex Sandro, Calhanoglu, Thuram dhe i dhjeti Bastoni.

Ekipet italiane po zhvillojnë një sezon pozitiv si në kampionat, ashtu dhe në kupën e Evropës, teksa kujtojmë se sezonin e fundit morën pjesë në të treja finalet në Champions, Europa League dhe Conference, ndërsa nuk fituan asnjërën prej tyre.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.