Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Historia prekëse nga Alby, nga aktore e filmave me pullë të kuqe dhe ardhja në jetë e vajzës

08:45 / December 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 26 084449
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alby the Goat ka bërë një rrëfim emocional së fundmi në Big Brother VIP Kosova 2. Ajo ka treguar se ka pasur një fëmijëri jo edhe aq të lehtë duke zbuluar se prindërit iu ndanë kur ishte nëntëmuajshe. Aktorja zbuloi po ashtu se për shumë vjet me radhë ka ndërprerë konktaktet me familje, sidomos pas nisjes së karrierës si aktore e filmave me pullë të kuqe.

Rrëfimi i plotë i Albyt

Kur kam qenë nëntë muajshe, prindërit e mi janë ndarë. Kam pasur dy motra para meje edhe me aq sa kam marrë vesh, prindërit e mi kanë pasur probleme gjatë martesës. Babai xheloz, pinte, vinte në shtëpi bënte naj sherr. Motra e madhe e ka vuajtur më shumë sepse i ka parë të gjitha. Kur kam qenë katërvjeçe e mbaj mend pak që babai dhe nëna ziheshin për mua, ka qenë koha e gjyqit për me u nda.

Unë nejta me mamin, motra e madhe shkoi me babin, zgjodhi babanë dhe motra e dytë nejti te gjyshja dhe është rritur nga gjyshja. Nuk jam rritur me motrat shumë kemi qenë të triat të ndara nga njëra-tjetra.

Edhe pse motrën e dytë e kam parë sepse ka jetuar te gjyshja, unë kam jetuar me mamin vetëm njëfarë kohe. E kam pasur pak të vështirë që babanë nuk e kam pasur në jetën time aq sa kam dashur dhe nuk i kam kuptuar të gjitha gjërat se çfarë kanë ndodhur. Nëna më ka folur mirë, nuk më ka folur keq për babanë. Në moshën 13 vjeçare kanë vendosur të më dërgojnë në Amerikë te tezja, pasi kishte shkuar motra e dytë.

Bënë të pamundurën, morën lekë borxh, derisa i bënë mundësitë të më dërgonin në Amerikë. Mami i ka bërë dy puna për më sjell lekë në tavolinë edhe nuk ka qenë shumë e lehtë se sado që më kanë mbajtur mirë, nuk e kam kuptuar jetën, nuk kam pasur këshilla nga prindërit.

Si fëmijë kam qenë shumë i mbyllur, i kam mbajtur të gjitha brenda, kur arrita në Amerikë ndoshta dy tri herë kam folur me babanë në telefon. Thjesht u distancova dhe mbylla ato ndjenjat që kisha për të, ka gati 20 vjet që nuk kam folur me të, asnjëherë se kam takuar edhe para ca viteve ka qenë i sëmurë me zemër, është bërë operacion.

Atëherë linda vajzën time dhe e kuptova që ndoshta duhet me i fal njerëzit sidomos prindërin tim, babanë. Ndoshta edhe unë e kam pasur gabimin që nuk i kam dhënë shans me fol, ndoshta edhe historia e karrierës time. Nuk kam ditur si me e përballu.

Kur kam lindur vajzën kam kuptuar që vajza ime nuk e ka babanë e saj në jetë dhe më dhemb zemra, aty e kam kuptuar që është shumë vështirë të rritesh pa baba. Nganjëherë se di, a po e bëj punën mirë apo keq. Edhe pasi linda e kam kuptuar se vetmia të mbyt në një farë pike. E kam pasur shumë të vështirë me e rrit vajzën vetëm.

Alby the Goat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.