Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tentoi të vriste një 30-vjeçar arrestohet i riu në Fier

14:35 / December 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tentoi të vriste një 30-vjeçar, duke qëlluar me armë zjarri, drejt një berberhane ku ai po merrte shërbim, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj), ndërsa u sekuestrua arma e krimit.

“Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, Policia arrestoi bashkëpunëtorin e 33-vjeçarit.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, ku në drejtim të një biznesi (berberhane), u qëllua me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. H. (M)., 33 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin E. K., 30 vjeç, ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një biznesi (berberhane), në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari. Nga veprimet e shpejta hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtor për këtë rast ka qenë shtetasi N. M. (M)., 22 vjeç, i cili u arrestua nga Policia, një ditë më parë.

Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi 33-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fier
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.