Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kreu shkelje të shumta, ILD kërkon shkarkimin e Gjyqtarit të Vlorës Ken Dhima

14:10 / December 26, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ild 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima, për shkelje shumë të rënda profesionale.

Ndërsa është shkarkuar më herët edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ILD thekson se gjyqtari ka kryer shkelje të shumta gjatë vendimeve të marra, veçanërisht duke zbardhur me vonesë vendimet e marra ndaj shtetasve të ndryshëm.

Njoftimi:

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra” të magjistratit K.DH

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistratit K.DH., në kohën e shkeljes, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, për shkelje shumë të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, në vazhdim të hetimit disiplinor të nisur nga ish KLD në vitin 2018, ndaj këtij magjistrati, për vonesa në zbardhjen e vendimeve gjyqësore; ndërsa ILD ka bërë bashkimin e praktikave të verifikimit dhe hetimit disiplinor dhe bashkimin e procedimeve hetimore, të filluara ndaj veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit K.DH.

Nga hetimi disiplinor i ILD, i shtrirë në vite pune, për 292 vendime të magjistratit ka rezultuar se:

  • Magjistrati ka zbardhur me vonesë 32 vendime gjatë periudhës Mars 2018 me vonesa nga 1 në 6 muaj; ka zbardhur me vonesë gjatë periudhës 24.06.2021-29.07.2021 dhe 29.07.2021-30.03.2022, 189 vendime me vonesa nga 1 muaj në 26 muaj.
  • Nga provat e marra gjatë hetimit disiplinor, rezulton se gjyqtari duke vepruar me vonesë ne zbardhjen e vendimeve të evidentuara, tej çdo afati të arsyeshëm dhe objektiv, ka sjellë si pasojë zvarritjen e pajustifikuar të proceseve gjyqësore, si dhe kryerjen me vonesë të veprimeve të tjera procedurale në kuadër të këtyre proceseve.
  • Nga të dhënat e administruara gjatë hetimit, rezulton se çështjet e gjykuara, për të cilat është marrë vendim nga ana e magjistratit, e që janë arsyetuar me vonesë, për nga natyra e objektit të padisë apo të kërkesës, nuk rezultojnë aspak të jenë të një niveli kompleks apo të vështirë, në atë përmasë që të justifikojë vonesën, bazuar edhe në eksperiencën 19 vjecare të gjyqtarit.
  • Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke iu cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, për sa kohë tejkalimi i afateve logjike dhe normale, është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë.
  • Provohet se magjistrati K.DH., në veprimet dhe mosveprimet e tij ka kryer shkelje të rënda profesionale, që përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës

Për sa më sipër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor administrimin e provave të paraqitura në këtë procedim disiplinor dhe pranimin e propozimit për masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për K.DH.gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje, për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1, shkronja “d”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

ild vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.