Nga Ethem Ruka
Homeri e konsideronte kripën si lëndë hyjnore. Në ato kohëra kripa adhurohej jo më pak se vet dielli. Për judaizmin e vjetër kripa ishte simbol i beslidhjes së tyre me Zotin. Egjiptianët, helenët dhe latinët e lashtë e përdornin kripën në ceremonitë e flijimeve, ndërsa myslimanët mendonin se kripa mund t’i mbronte nga syri i keq.
Dikur në Kinën e vjetër vetëm ari ishte më i shtrenjtë se kripa, ndërsa ushtarët romak paguheshin më “monedhën e kripës”. Në librin e shenjtë të Biblës, kripa përmendet të paktën 31 herë.
Në mesjetës, derdhja e kripës konsiderohej si veprim ogurzi, ndaj derdhësi i saj për të larguar fatëkeqësinë e pritshme duhet të hidhte pak kripë në shpatullën e majtë, ku mendohej se grumbulloheshin shpirtrat e këqij. Sipas një bestytnie të vjetër norvegjeze, një njeri që kish derdhur kripë, duhet të lotonte aq shumë sa të treste sasinë e derdhur. Gjermanët edhe sot besojnë se kushdo që derdh kripë ngjall armiqësi, ndërsa jo pak amerikanë kur dedhin kripën futen nën tavolinë dhe dalin nga ana tjetë e saj.
Është e vështirë të thuhet me saktësi se kur filluan të shftytëzoheshin burimet e kripës së gjellës. Ndoshta gjashtë mijë vite para lindjes së Krishtit. Arkeologët kanë zbuluar trungje vertikalë, zgavrat e të cilëve ishin të mbushur me kripë. Studiuesit mendojnë se nxjerrja, prodhimi dhe transporti i kripës e kanë origjinën në periudhën neolitike, kur u zhvillua bujqësia.
Kripa u desh për ushqimin, por më shumë për konservimin e ushqimeve. Dikur rrugët e tregtisë së kripës përshkuan globin, midis Afrikës, Azisë, Lindjes së Mesme dhe Evropës. Shija për kripënë u trashëgua përgjatë mijra breza për të mbritur deri në ditët tona.
Dini gjë nese edhe ne shqiptarët kemi bestytni për kripën?
PS: Skulpturinë në ar e artistit Benvenuto Felinit (1500-1571) ku shënjtërohet kripa e gjellës. Skulptura u bë për nder të mbretit Fransua i Parë në vitin 1540.