Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Inis Gjoni prek me fjalët për motrën e ndjerë: Mendimi që do më zgjojë çdo ditë dhe do ngrysë çdo natë

12:22 / December 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte është kthyer në Shqipëri trupi i pajetë i motrës së saj, regjizorja Inis Gjoni ka reaguar në një postim prekës në rrjetet sociale. Ajo shprehet se dhimbja nga humbja e motrës, i ka ‘dërmuar zemrën’, dhe ajo do të jetë mendimi që do e zgjojë e do e ngrysë deri në fund të jetës.

“Ildës, mendimi që do më zgjojë çdo ditë dhe do ngrysë çdo natë të jetës sime! Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë. Je nisur drejt Zotit, që me shumë besim dhe përulësi i lutemi të të strehojë tek kopshtet e Parajsës.

Njeriu përballet dhe tejkalon shumë sprova në jetë, por dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona. Çdo orë e ketyre ditëve peshon si gurët e rënda të malit, që hesht dhe dëgjon vetëm vajtimin e një ikje pa kthim. Por na ngroh dielli që ti le pas, fëmijët, punët e mira vlerësimet aq të vyera të miqve, të afërmve, kolegëve dhe kushdo që të ka njohur dhe ka dëgjuar për ty. Jeta që ti jetove na frymëzon, dashuria energjia dhe mirësia jote na bënë të ndjehemi kaq shumë krenare që ishim pjesë e çdo dite dhe misioni tënd.

Fëmijët e tu të bukur dhe të mbarë do jenë amaneti yt i gjallë që neve së bashku të qëndrojmë gjithmonë një familje e fortë, me vlera dhe me qëllime të forta. Sot do mbesin dhe shumë shumë radhë të tjera pa shkruar, por që cdo natë do ti them kur të takoj në ëndrra, ti ëngjëll në qiell dhe unë duke lotuar në shtrat nga malli për ty. Zoti u kujdestë për ty dhe për çdo nënë që largohet nga kjo jetë që mbetet një udhëtim i ashpër dhe me fund të sigurt. Amiin!”-shkruan Inis Gjoni.

inis gjoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.