Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ “Gëzuar me zemër”, mesazhi i veçantë i ministres Spiropali për festat e fundvitit

18:30 / December 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ipiccy image 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elisa Spiropali/

Të dashur qytetarë, folës të një gjuhe, atdhetar të një flamuri, motra e vëllezër shqiptarë kudo ndodheni,

Dua t’ju uroj në këtë vigjilje të Vitit të Ri, shëndet, mbarësi dhe çdo të mirë, për Ju dhe familjet Tuaja.

Dëshiroj që ky vit ri të afrohet me trokitjen e mbarë, në një derë që mund të hapet me plot mundësi të reja, ëndrra të përmbushura dhe vullnet të shtuar njerëzor për të realizuar gjithçka që e tashmja kërkon dhe e ardhmja thërret.

Me besimin e palëkundur dhe vullnetin e jashtëzakonshëm unë jam gjithmonë e më e bindur se të gjithë bashkë do ta ngjisim Shqipërinë drejt lartësisë që vetë emri i saj imponon.

Dedikimi i të gjithë energjisë së mazhorancës tonë qeverisëse, që nxitet nga detyrimi moral dhe detyra e lartë e besuar nga qytetarët na i shton përgjëgjesitë për më shumë ritën që shkojnë sinkron me sfidat.

Për fakt të kësaj, 1/3 e të gjithë shpenzimeve për vitin 2024 do të shkojnë për mbrojtjen sociale dhe kategoritë në nevojë, nga më të moshuarit, te foshnjet e porsalindura.

Për pensionistët kemi borxh moral, politik dhe financiar. Indeksimi i pensioneve ishte më e pakta për ta.

Pas dy bonuseve të akorduara për pensionistët, paketa e solidaritetit është plotësuar më tej edhe për shtresat në nevojë me 1.43 miliardë lekë mbështetje financiare në këto ditë festash.

Në gjithë këtë përpjekje nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se sa pas na lë përçarja, hidhnia prej të djeshmes, përbuzja, lakmia e shumë antivlera që kërkojnë të zhbëjnë kohën, por në fakt koha i zhbën ato.

Bashkëqyetarë, mbani gjithmonë ndërmend se çdo vështirësi është edhe një mundësi e re.

Çdo pengesë është edhe një shtysë!

Ndërsa sfidat që përditë përballemi me përpjekje mbinjerëzore, janë çlirim i një energjie të re që na motivon të ecim përpara.

Pa teprime dhe me mirënjohje të thellë;

Ju uroj një Vit të Ri me shëndet, punë e mbarësi.

Gëzime kēto festa për vëllezërit e motrat në Kosovë, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, në Itali, në Greqi, Shtetet e Bashkuara & KUDO rreth globit.

Përqafime!

Gëzuar me zemër!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026

I kthehet faqja në Facebook, Elisa Spiropali: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

22:21 / October 23, 2026

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.