Pedagogia Iris Luarasi është shprehur se gratë kanë vetëvlerësim më të ulët se burrat.
Gjatë një interviste televizive Luarasi tha se ky konkluzion ka dalë në bazë të një studimi për gratë në Europë, që sipas saj, ka bërë krahasimin mes grave lidere dhe burrave lider.
“Studimi që unë iu referova, është fakt që gratë kanë vetëvlerësim më të ulët sesa burrat. Kjo nuk ka lidhje me pjesën që t’i të fryhesh kot, ka lidhje me pjesën e vetëvlerësimit me atë që ti ke arritur. Ti je një drejtoreshë dhe ke vlerësim më të vogël se një drejtor.
Ti je drejtoresh sepse ke punuar mirë për të arritur atë pozicion. Është krahasimi mes një gruaje lidere dhe një burri lider. Këtu po i referohem grave në Europë, ku besoj se edhe ne bëjmë pjesë”, tha Luarasi.