Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ikonë e stilit, ja sa kushtuan veshjet që Meghan Markle veshi gjatë 2023

16:13 / December 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meghan markle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Meghan Markle shquhet për stilin që ka me veshjen, duke mos fshehur dobësinë e saj për shtëpitë e mëdha të modës, përfshirë bizhuteritë dhe aksesorët mbresëlënës. Paraqitjet e saj këtë vit lanë në hije shumë të famshëm edhe me vlerën e garderobës së saj. Sipas Daily Mail, ajo vlerësohet në 86,612.16 paund. Kjo është 4,121.48 £ më shumë se shuma që ajo kishte shpenzuar në vitin 2022, që arrinte 79,000 £.

Dukesha e Sussex-it shfaqi pamjen e saj më të shtrenjtë në një event të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në mars, duke zgjedhur një pallto Max Mara Lilia prej 2,996 £. Ajo e bashkoi atë me një çantë Chanel prej 4759,54 £ dhe bizhuteritë mahnitëse nga koleksioni i Princeshës Diana.

Vihet re se ndërsa ajo ishte një anëtare e familjes mbretërore, kostoja e veshjeve të saj për detyrat e saj profesionale mbulohej nga princi i atëhershëm Charles.

Por meqenëse çifti zgjodhi të largohej nga pallati britanik dhe të transferohej në Amerikë, është e paqartë se kush e paguan faturën për rrobat e dukeshës dhe nuk dihet nëse ajo i paguan vetë ato apo merr zbritje nga stilistët.

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë bërë miliona që kur u larguan nga Buckingham Palace. Megjithatë, pikëpamjet e tyre të ndryshme për paratë duket se i mbajnë ata në distancë, sipas një burimi të afërt.

Sipas një personi nga mjedisi i tyre, Duka i Sussex dëshiron të ndajë një shumë të madhe të parave të tij për bamirësi, ndryshe nga Meghan Markle, e cila dëshiron vetëm të promovojë markën e saj.

“Harry dëshiron të fokusohet në punën e tij bamirëse dhe familjen e tij, ndërsa Meghan është shumë më e fokusuar në promovimin e markës së saj”, tha një burim për Woman Magazine.

Ai shpjegoi gjithashtu se Harry është më pak i interesuar për të maksimizuar fitimet e tij dhe nuk dëshiron më të përdorë historinë e tij me Pallatin në avantazhin e tij. Nga ana tjetër, Meghan Markle po bën gjithçka në fuqinë e saj për të rritur markën e saj në mënyrë që ajo t’i sjellë para në të ardhmen.

Një ekspert kohët e fundit pohoi se ish-aktorja mund të fitonte 1 milion dollarë për një miratim të vetëm nëse rikthehet në Instagram.

Meghan Markle stili veshjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.