Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Begaj takim me trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në KFOR

16:36 / December 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës ndau ditën sot me efektivët shqiptarë që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë. Presidenti Begaj shkëmbeu me ta urimet për vitin e ri 2024.

Fillimish, Presidenti u takua me Kolonel Gabriele Vacca, Komandantin e bazës ushtarake.

Në këtë takim Presidenti shprehu edhe një herë vlerësimin e tij për KFOR -in, si një histori suksesi.

“Ajo që ju po bëni këtu është shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, – i tha Presidenti Komandantit Vacca.

Presidenti falënderoi Italinë që e drejton këtë bazë duke koordinuar trupat e vendeve të ndryshme, të cilat tashmë kanë krijuar një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre. Ai nënshkroi Librin e Vizitorëve të Nderit të bazës. Vizita e Presidentit vijoi me një takim me trupat shqiptare që shërbejnë në bazë, të cilët i falënderoi për shërbimin që kryejnë ndaj atdheut dhe flamurit, si dhe uroi një vit të ri me shëndet, begati e paqe për ta.

“Ju falënderoj për devotshmërinë, profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të cilat kryeni detyrat tuaja. Sot gjendeni larg familjeve tuaja, por të jeni të sigurt se jeni gjimnonë në mendjet dhe zemrat tona”, – iu drejtua Presidenti Begaj efektivëve ushtarakë.

Ndër të tjera, Presidenti shtoi: “ Si përfaqësues të vendit tonë në misione paqeruajtëse, ju e lartësoni emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo që ndodheni. Ju mishëroni vlerat tona më të mira. Falë punës suaj, vendi ynë konsiderohet partner i besueshëm në NATO.” Në kontekstin aktual të sigurisë botërore, angazhimi juaj përbën një kontribut kritik, – theksoi Presidenti.

“Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë si anëtare e Nato-s. Natyrisht, kjo kërkon rritje të buxhetit të Mbrojtjes dhe mbështetje për Forcat tona të Armatosura, kërkon mbështetje të familjeve për familjet tuaja dhe krijimin e kushteve, që ju të trajtoheni e të përgatiteni sa më mirë. Sot NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por edhe roje e vlerave të bashkësisë demokratike në botë, ndaj ne do të vijojmë angazhimin tonë maksimal në mbrojtje të vlerave të qytetërimit perëndimor, në të cilin bëjmë pjesë”.

Më tej, Presidenti Begaj vizitoi ekspozitën e pajisjeve ushtarake të batalionit kinetik të bazës. Presidenti iu bashkua efektivëve të kësaj baze dhe drekoi bashkë me ushtarakët shqiptarë.

begaj
1 2
dreke

bajram begaj kfor Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.