Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prapaskenat e largimit të Arbana Osmanit nga BBV dhe prishja e marrëdhënieve të moderatores me Ledion Liçon

10:35 / December 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arbana 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se Big Brother këtë sezon nuk do të drejtohet nga Arbana Osmani, por nga Ledion Liço. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari, Andi Vrapi. Ai tregoi se tashmë është konfirmuar se Ledion Liço është prezantuesi i “BBVIP 3”.

“Unë besoj që prezantuesi i ‘Big Brother VIP’ do të jetë Ledioni, tashmë është e konfirmuar. Unë mendoj që ai do ta bëjë shumë mirë. Ne tentojmë që t’i paragjykojmë njerëzit që bëjnë këto ndryshime të mëdhaja, pasi largimi i Arbanës nga ‘Big Brother’ është një ndryshim i madh. Nuk mendoj që ka njerëz të pazëvendësueshëm në media”, tregoi ai. Duket se shenjat e fundit kanë konfirmuar atë që prej kohësh përflitej. Moderatorja e njohur Arbana Osmani mungoi në festen që “Top Channel” organizoi. Mes shumë pjesëmarrësve ajo që u vu re ishte mungesa e moderatores, e cila nuk mori pjesë në këtë event për të festuar me pjesën tjetër të stafit të kësaj media. Arbana vendosi që në vend të kësaj këtë festë ta festonte me miqtë e saj më të afërt dhe me stafin e restorantit të saj, të cilin e ka hapur disa javë më parë. Kaq ka mjaftuar që publiku të binden se mes moderatores dhe Ledion Liços nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, megjthëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga ana e dyshes.

Më pas, zërat nisën të flisnin se moderimi i BBVA mbetej i paqartë, për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar.

Duket se tashmë gjithçka është vendosur nga organizatorët dhe janë duke u mbyllur detajet e fundit, përpara se të startojë për publikun reality show. Të shumtë janë emrat që janë përfolur si konkurrent të këtij edicioni.

Deri më tani janë mësuar emrat e Romeo Veshajt, Adel Lami, Albi Nako, Adelina Tahiri, Graciano Tagani, Endrik Beba, Dorina Mema, Alfio Rrotani, La Fazan, Bardhi, Drini Zeqo. Ndërkohë në ditët në vijim, të tjerë emra pritet të bëhen publike, për të plotësuar kështu kastin e plotë që do të nisë spektaklin e shumëpritur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.