Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1790170411 karenpierce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar në Nju Jork me Dame Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në X, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit diskutuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndërlidhjes mes vendeve të rajonit.

Sipas ministrit, palët shkëmbyen mendime edhe për sfidat dhe mundësitë që kanë përpara, duke theksuar nevojën për koordinim të vazhdueshëm mes dy vendeve në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“ Një shkëmbim i frytshëm me Dame Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam rreth marrëdhënieve të shkëlqyera dhe në rritje të vazhdueshme midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, zhvillimeve dhe dinamikave aktuale në të gjithë Ballkanin Perëndimor, rëndësisë së bashkëpunimit dhe ndërlidhjes rajonale, si dhe angazhimit tonë të përbashkët për paqen, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi sfidat dhe mundësitë që kemi përpara, si dhe mbi rëndësinë e koordinimit të ngushtë të vazhdueshëm midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të një Ballkani Perëndimor më të qëndrueshëm, më të sigurt dhe më evropian.Partneriteti ynë me Mbretërinë e Bashkuar mbetet një pjesë e rëndësishme e angazhimit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë”, shkroi Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026

Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste

13:01 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.