Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Çmenduria” e një debutanti, Mal Retkoceri flet për triumfin në Festivalin e RTSH-së: Eurovisioni mbetet dëshira ime

10:28 / January 2, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
393154507 703792234844016 8903072093510102562 n 1130x635 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Butrint Avdyli

Në një botë ku muzika shqiptare po bën hapa gjigandë në skenën ndërkombëtare, një emër i ri vjen si një erë e freskët e kreativitetit dhe pasionit. Ai është Mal Retkoceri, artisti i ri që sapo ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe një çmim shumë të rëndësishëm – fituesi i edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh. Përballja e tij me skenën, emocionet që lindin nga një triumf i tillë, dhe përshtypjet e tij të sinqerta janë të gjitha të mbushura me ngjyrat e një talenti që sapo po shfaqet në horizontin e muzikës shqiptare.

Telegrafi: Mal, ti je shpallur fitues i edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh. Na trego pak, si ndjehesh pas këtij triumfi?

Mal Retkoceri: Jam ende në procesin e përpunimit të faktit që kam fituar, haha, më duket sikur nuk ka përfunduar ende festivali dhe pres që të më thërrasin në WhatsApp për të bërë prova, haha.

Telegrafi: Çfarë të inspiroi të krijosh dhe të performosh këngën “Çmendur” dhe cili është mesazhi që ke dashur të përcjellësh përmes saj?

Mal Retkoceri: Gjithçka ka filluar nga dëshira e madhe për të performuar dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Kjo ishte arsyeja pse e krijova këngën “Çmendur”.

Telegrafi: Ti i ke befasuar të gjithë, duke thyer parashikimet dhe duke fituar si debutant në festivalin e madh. Si u ndjeve kur dëgjove emrin tënd të shpallur si fituesi?

Mal Retkoceri: Dëshira ime ka qenë shumë e madhe për të fituar diçka, sidomos për të fituar trofeun për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, por gjithmonë kam pasur anën logjike që mendonte se nuk do të ndodhte për arsye se nuk kisha përvojë paraprake në industrinë e muzikës dhe se sapo kisha filluar vetëm pak muaj më parë. Nuk e prisja fare të fitoja, por u gëzova shumë kur dëgjova emrin tim.

Telegrafi: Me përjashtim të dy viteve të fundit, fituesit e Festivalit të Këngës zakonisht përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision, por kjo nuk do të ndodhë me ty. A është Eurovisioni ëndrra jote dhe a ishte ai qëllimi yt?

Mal Retkoceri: Po, ky udhëtim për të performuar në Festivalin e RTSh ka filluar nga dëshira e madhe për të performuar dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Telegrafi: Çfarë mendimi ke për këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision 2024, dhe cila performancë e një kolegu në festival të la mbresa më shumë?

Mal Retkoceri: Besa arriti të bindte publikun me këngën e saj, ndërsa unë arrita të bind jurinë. Të dy kemi dalë fitues në fund. Më kanë pëlqyer të gjitha këngët; secila këngë e ka pasur veçantinë e saj.

Telegrafi: Duke qenë një artist i ri në skenë, cilat janë planet e tua për të ardhmen?

Mal Retkoceri: Kam shumë këngë të tjera që do t’i ndaj me ju, por fillimisht dua të bëj videoklipin e këngës dhe të tregoj vizualisht tregimin që ka kënga dhe tekstin.

Telegrafi: Ikim pak nga muzika, ti ke studiuar për arkitekturë, pra je arkitekt me profesion. Na trego pak më shumë rreth pasionit dhe angazhimit tënd në fushën e arkitekturës?

Mal Retkoceri: Ka qenë një fazë kur u merresha me arkitekturë, por tani kam lënë atë mënjanë dhe jam duke u fokusuar vetëm në muzikë.

Telegrafi: Si e balancon jetën tënde midis arkitekturës dhe muzikës, dhe a ka pikëtakime mes tyre?

Mal Retkoceri: Tashmë nuk merrem me arkitekturën, por vetëm me muzikën, editimin e videove dhe xhirimin e videoklipeve.

Telegrafi: Je djali i një këngëtareje të njohur, Violetë Kukaj, dhe motra jote, Njomza, gjithashtu këndon. Sa kanë ndikuar ata që ti të merresh me muzikë?

Mal Retkoceri: Muzika është diçka që gjithmonë ka qenë e pranishme në familjen tonë. Nuk kam pasur ndikim të drejtpërdrejtë që të filloj të këndoj në skenë; është diçka që e kam vendosur vetë ta bëj pak muaj më parë. E kam nënën si frymëzim, jo vetëm për artisten që është, por edhe për personin që është.

Telegrafi: Mali, faleminderit shumë për intervistën dhe urime për sukseset e vazhdueshme. Për fund, cili do të ishte mesazhi yt për lexuesit e Telegrafit?

Mal Retkoceri: Faleminderit për pyetjet. Mesazhi im është që të jeni vetvetja. /Telegrafi/

Mal Retkoceri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.