Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Analizë nga Sali Berisha: Gjenocid nëpërmjet taksave të dëbimit!

14:00 / January 2, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto sali berisha ok1704199126
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rëndë për 29 mijë shqiptarë që ushtrojnë profesione të lira. Kësaj shtrese, jetike për ekonominë e vendit, u është vendosur prej datës 1 Janar 2024, TAKSA E DËBIMIT nga Shqipëria.

Filozofia e Partisë Demokratike, ashtu si e çdo partie të djathtë, qëndron në faktin se më pak taksa është më mirë. Është e provuar se paraja në xhepin e qytetarit menaxhohet më mirë dhe është më e dobishme se sa në arkën e shtetit.

Kjo është e provuar në qeverisjen e Partisë Demokratike, ku fal taksës së sheshtë shqiptarët kishin më shumë fuqi blerëse se sot, pavarësisht se kanë kaluar 10 vite.

Është e provuar gjithashtu në shumë vende perëndimore që kanë ndjekur një sistem taksimi të djathtë dhe ka rezultuar në produktivitet të shtuar dhe begati për vendin. Sidoqoftë ajo që po ndodh në Shqipëri, nuk është një sistem taksimi i majtë dhe kritika ime nuk ka natyrë ideologjike.

Problemi në Shqipëri nuk është taksa në vetvete. Por QËLLIMI i taksës. A është ajo një taksë e drejtë? A nxit ajo produktivitet? Nëse vizitojmë historinë, do të shohim raste të shumta ku taksat janë përdorur si instrumente për shtypjen e njerëzve. Taksat janë përdorur për të vjedhur një popullatë, si në Francën para Revolucionit. Taksat janë përdorur si detyrim për të konvertuar besimet e njerëzve.

Dhe së fundmi, taksa e profesioneve të lira në Shqipëri, si një mekanizëm për të DËBUAR nga Shqipëria, atë shtresë ku përfshihen operatorët turistikë, veterinerët, arsimtarët, mjekët, agjentët e pasurive të paluajtshme, elektricistët, hidraulikët etj.

Taksimi i tyre me 15% dhe 23% është de facto një TAKSË DËBIMI, pasi cili do që njeh një profesionistë nga këto fushë, e di se të ardhurat e shumicës së tyre janë në kufirin e mbijetesës. Kjo taksë është një TAKSË DËBIMI, kur në ekuacion vendosen edhe faktet e tjera të realitetit të tyre:

-Asnjë mbështetje apo incentivë nga shteti për këto profesione. – Çmimet më të larta në rajon për ushqime bazike dhe strehim.

  • Realitetin se 81% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi, ku profesionistët e lirë janë segmentet më të interesuar për largim.

Pra taksimi i profesioneve të lira me 15% dhe 23% në këto rrethana, përbën jo një taksim të thjeshtë, por një incentivë për largimin e tyre nga Shqipëria dhe zbrazjen e Shqipërisë nga profesionistët.

Ky taksim është veçse instrumenti i radhës, në një sistem të mirëmenduar që synon gjenocid ndaj shqiptarëve, duke i larguar ata nga trojet e tyre.

Në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Gjenocideve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në faqen e parë shkruhet se ka 5 akte që cilësohen GENOCID.

Akti numër 3 thotë: “Gjenocid quhet kur qëllimisht një grupi i vendosen kushte jetësore të kalkuluar për të sjellë shkatërrimin e pjesshëm ose të plotë të një populli”.

Thënë këto, taksimi i profesioneve të lira është vetëm kushti më i ri i kalkuluar për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve.

Kusht i kalkuluar është edhe shkatërrimi i zgjedhjeve të lira. Kusht i kalkuluar është edhe agresioni ndaj opozitës. Ku përfshihen vjedhja e logos së Partisë Demokratike. Dhe burgosja e liderit të opozitës. Kusht i kalkuluar është edhe shkatërrimi i parlamentarizmit. Ku deputetëve të opozitës u mohohet ÇDO E DREJTË KUSHTETUESE.

Prandaj ju bëj thirrje profesionistëve të lirë. Të qëndrojnë për Shqipërinë. Mos të dorëzohen duke zgjedhur të largohen, ashtu siç synohet. Por të bashkohen në mosbindje civile duke REFUZUAR pagesën e kësaj takse. O SOT O KURRË! Për demokracinë. Për pluralizmin. Për shpëtimin e Shqipërisë.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kush e di verdiktin e 16 shtatorit?

16:40 / September 7, 2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

11:49 / September 7, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

GJKKO nuk mund të jetë zgjatim i 313-ës!

11:41 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.