Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nikollë Lesi: Rama ka vendosur të japë dorëheqjen, e foli me Ruçin dhe Ballën

13:49 / May 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nikoll lesi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur kanë mbetur edhe një javë nga protesta e radhës e opozitës, ndërsa vendi ndodhet në një udhëkryq politik, në media kanë filluar të qarkullojnë versione të zgjidhjes së krizës politike.

Në një shkrim në “Koha Jonë”, Nikollë Lesi thotë se Rama e ka vendosur tashmë të japë dorëheqjen dhe këtë e ka konsultuar edhe me Ruçin e Ballën.

“Edi Rama ka rënë dakord për të dhënë dorëheqje si kryeministër, bile burime serioze tregojnë se u ka thënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës se “nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve siç do opozita”, shkruan Lesi.

Shkrimi i plotë

Edi Rama nuk është ai që portretizojnë opozita dhe mediat shumë kritike ndaj tij. Edi Rama nuk e do destabilitetin e vendit më 30 qershor, pasi ai më shumë se të gjithë rrezikon gjithçka.

Edi Rama do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe mundësisht të jenë në një ditë dhe ato vendore. Edi Rama ka rënë dakord për të dhënë dorëheqje si kryeministër, bile burime serioze tregojnë se u ka thënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës se “nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve siç do opozita”. Bile edhe më tej kryeministri Rama u ka përmendur Ruçit dhe Ballës se nuk do që të përfundojë si Berisha pas 26 majit 1996, kur dihet se si shkuan punët. Ai ka përmendur se nuk do të bjerë në humnerë si Fatos Nano në vitin 2005, kur gjatë vitit 2004 opozita e dërmoi me protesta dhe demonstrata, pavarësisht se përdori policinë dhe grupet kriminale.

Edi Rama i di të gjitha, ai nuk është për përplasje civile. Ai e do Atdheun, e do edhe veten e tij!

Por për dreq, ai ka sondazhet mbi tavolinë nga disa linja, të tijat dhe të huaja, ku sondazhet e nxjerrin humbës PS-në. Ai e di se përveç Vlorës dhe Beratit e deri diku Gjirokastrës, në asnjë qark nuk është parti e parë.

PS-ja rrezikon edhe Tiranën. Të mos jetë Erion Veliaj, krejt qarku Tiranës ikën në duart e opozitës. Nëse fitohet Bashkia e Tiranës, me zgjedhje konkurruese korrekte, mbetet meritë krejt personale e Erion Veliajt, sepse kuotat politike të PS-së janë në rënie.

Duke mos harruar se kolpot bashkia e kryeqytetit i merr nga keqqeverisja qendrore si dhe nga grupi Saimir Tahirit, i cili lufton kundër punës së Veliajt.

Pra Edi Rama nuk do sherrnajë më 30 qershor, nuk do që protestuesit të marrin mbi 100 mijë veta rrugën për në Surrel që të vizitojnë ograjat kryeministrore.

Por Rama ka shqetësim se nuk fiton zgjedhjet dhe ky është problem i madh.

Ndaj po mendohet Edi Rama! Mos e sikletosni edhe ca ditë, ai nuk do luftë civile. Ai nuk është diktator, sepse e di mirë fundin e diktatorëve.

Lëreni t’i thërrasë arsyes!

Nikollë Lesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.