Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në qytetin e Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.
Banesa e familjes ndodhet në fshatin Vardallë të Sukthit.
Bashkëshorti i 41-vjeçares jetonte me punë sezonale në Greqi ndërsa i biri, 21 vjeç jetonte në emigrim në Itali dhe ishin kthyer në shtëpi për festat e fundvitit pasi e ndjera kishte kërkuar me ngulm që ata të mblidheshin për vit të ri dhe ta kalonin së bashku
Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi deri në ngjarjen e pak ditëve më parë, 41 vjeçarja I kishte thënë herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen, “sepse jam nuse në familjen … dhe për nder rroj”
Familjarët kanë treguar se ka qenë kushërira, vajza e tezes që i ka marrë foton dhe shpërndarë me shkrime denigruese në rrjetet sociale.
Ata thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë.
