Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Integrimi në BE, tjetër shuplakë nga Athina: Ka kritere për fillimin e bisedimeve

14:27 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karagulos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe Athina zyrtare duket se po heq vijat e saj të kuqe për përparimin e Shqipërisë drejt Brukselit.  Ministri i Jashtëm grek Giorgos Katrougalos (majtas në foto me Cipras) ka përmendur mënyrën se si mund të kontrollohet qeveria shqiptare, shqetësimet e vendit të tij për pronat e minoritetit. Në intervistën për radion News24/7, ajo që bën më përshtypje është fakti se nëse deri pak kohë më parë Athina konsiderohej si mbështetëse e hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë, ajo tani po përvijon paketën e saj të kushteve.

Pyetje: Perspektiva e pranimit do të kushtëzohet nga minoriteti grek, nga qendrimi i Shqipërisë kundrejt minoritetit grek?
Katrougalos: Ka kritere për fillimin e bisedimeve të pranimit për të gjitha vendet, të cilat duhet të zbatohen edhe për Shqipërinë. Kriterët në fjalë lidhen edhe me respektimin e të drejtës evropiane, çështje që lidhen me shtetin e së drejtës, trajtimi i krimit të organizuar dhe korruspionit dhe çështje që lidhen me mbrojtjen e minoriteteve dhe çështje të fqinjësisë së mirë. Natyrisht që nga ana jonë, këto janë çështje kryesore.

Pyetje: Le të shkojmë tani në Ballkan, çfarë po ndodh, Shqipëri e Madhe?
Katrougalos: Në Ballkan ka ende nacionalizma të gjallë, dhe pikërisht për këtë arsyje Marrëveshja e Prespës ishte shumë e rëndësishme. Sepse tregoi se ekzistojnë mundësi, përmes të drejtës ndërkombëtare dhe dialogut, që të zgjidhen çështjet që zgjasin për dekada. Dhe ky është roli i shtetit tonë. Të përpiqet të jetë forcë stabilizuese në rajonin më të gjerë të Ballkanit, politikisht por edhe ekonomikisht. Sepse nuk jemi forcë e madhe ekonomike në kontekstin e Evropës, por ne jemi në kontekstin e Ballkanit.

Pyetje: Që do të thotë? Mund të ketë ndryshime të kufijve?
Katrougalos: Siç e dini ekzistojnë bisedime midis Serbisë dhe Kosovës.

Pyetje: I mbëshesim ne ato?
Katrougalos: Jemi shumë skeptikë për ndryshime relevante sepse mund të hapet kutia e Pandorës, të lëvizin një domino. Ndaj po i monitorojmë nga afër. Por, prioritet, pozicion të parë për ato, duhet të marrin palët e përfshira drejtëpërdrejt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blendi Klosi: Protestës i dëgjojmë vetëm kërkesat qytetare! Marrëveshja jonë me shqiptarët integrimi në BE

14:39 / July 12, 2026

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.