Edhe Athina zyrtare duket se po heq vijat e saj të kuqe për përparimin e Shqipërisë drejt Brukselit. Ministri i Jashtëm grek Giorgos Katrougalos (majtas në foto me Cipras) ka përmendur mënyrën se si mund të kontrollohet qeveria shqiptare, shqetësimet e vendit të tij për pronat e minoritetit. Në intervistën për radion News24/7, ajo që bën më përshtypje është fakti se nëse deri pak kohë më parë Athina konsiderohej si mbështetëse e hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë, ajo tani po përvijon paketën e saj të kushteve.
Pyetje: Perspektiva e pranimit do të kushtëzohet nga minoriteti grek, nga qendrimi i Shqipërisë kundrejt minoritetit grek?
Katrougalos: Ka kritere për fillimin e bisedimeve të pranimit për të gjitha vendet, të cilat duhet të zbatohen edhe për Shqipërinë. Kriterët në fjalë lidhen edhe me respektimin e të drejtës evropiane, çështje që lidhen me shtetin e së drejtës, trajtimi i krimit të organizuar dhe korruspionit dhe çështje që lidhen me mbrojtjen e minoriteteve dhe çështje të fqinjësisë së mirë. Natyrisht që nga ana jonë, këto janë çështje kryesore.
Pyetje: Le të shkojmë tani në Ballkan, çfarë po ndodh, Shqipëri e Madhe?
Katrougalos: Në Ballkan ka ende nacionalizma të gjallë, dhe pikërisht për këtë arsyje Marrëveshja e Prespës ishte shumë e rëndësishme. Sepse tregoi se ekzistojnë mundësi, përmes të drejtës ndërkombëtare dhe dialogut, që të zgjidhen çështjet që zgjasin për dekada. Dhe ky është roli i shtetit tonë. Të përpiqet të jetë forcë stabilizuese në rajonin më të gjerë të Ballkanit, politikisht por edhe ekonomikisht. Sepse nuk jemi forcë e madhe ekonomike në kontekstin e Evropës, por ne jemi në kontekstin e Ballkanit.
Pyetje: Që do të thotë? Mund të ketë ndryshime të kufijve?
Katrougalos: Siç e dini ekzistojnë bisedime midis Serbisë dhe Kosovës.
Pyetje: I mbëshesim ne ato?
Katrougalos: Jemi shumë skeptikë për ndryshime relevante sepse mund të hapet kutia e Pandorës, të lëvizin një domino. Ndaj po i monitorojmë nga afër. Por, prioritet, pozicion të parë për ato, duhet të marrin palët e përfshira drejtëpërdrejt.
