Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbështetësit mblidhen sërish tek “Rrugica e Salës”/Berisha: Sonte në shi dëshmuat se nuk ka asnjë pengesë në betejën tuaj

18:39 / January 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sdfgdfgdf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar sërish përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak.

Edhe pse reshjet e shiut nuk kanë munguar ditën e sotme, mbështetës të ish-kryeministrit janë mbledhur poshtë banesës së tij’

Berisha iu drejtua atyre duke thënë se duhet të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke mposhtur frikën.

Ai përsëriti thirrjet e tij kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se qeverisja e këtij të fundit mbështetet në vjedhjen e votave dhe paratë e krimit.

“E keqja që po rrënon kombin quhet Edi Rama dhe regjimi i tij. Në rast se mendojmë se çfarë është shpresa, shpresa është rrezja që shpon çdo errësirë e tunel dhe që jep dritë udhës që duhet të ndjekim. Shpresa sot jeni ju, me qëndresën tuaj, ku keni vendosur të përballeni me diktaturën dhe të qëndroni si opozitarë të pamposhtur.Edi Rama, nuk ka të ardhme. Plaçkitja e votës së shqiptarëve dhe pushteti mbi drogën shumë shpejt do jetë para gjyqit të historisë.

Ju jeni burra dhe gra që i besoni të vërtetës dhe Zotit. Nuk ka sot gjë më jetike se sa besimi juaj dhe i të rinjve, burrave e grave të saj. Censusi mbahet sekret, ai tregon se nga 2.9 mln në vitin 2013, sot nuk jemi as 1.5 mln në Shqipëri.

Kurrë në histori, një luftë apo epidemi nuk ka dërrmuar shqiptarët siç ka bërë sot regjimi i Edi Ramës.

Luftoni për lirinë dhe të drejtat tuaja, por kjo miqtë e mi kërkon të vrasim frikën. Na duhet që të rikujtojmë dhe njëherë armën me të cilën Papa Gjon Pali u bë Papa liberator, në kulmin e territ të diktaturave komuniste, ai iu drejtua besimtarëve me një fjalë të vetme. Mos jini të trembur, mos kini frikë. Ajo fjalë u shndërrua në shpatën e idealeve me të cilat njerëzit e shtypur luftuan dhe mposhtën diktaturat komuniste. Kjo është një apel për çdo qytetar shqiptar, se këta bastardë e kriminelë duken të fortë vetëm se nuk ngrihemi ne. Ne duhet të rrënojmë ëndrrën e Edi Ramës për një vend pa opozitë”, u shpreh ai.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.