Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rrëfimi tronditës i Erion Braçes: Më qëlluan në Berat, plumbat kapën Fatos Nanon

15:44 / January 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erion Braçe kujton kur u bë deputet për herë të parë në ’96-të, i cili kandidonte në zonën e Beratit.

Ai tregon se u sulmua nga disa banditë që u bë gjak në të gjithë trupin. Mos mjaftonte kjo, ai u qëllua me breshëri plumbash në selinë e PS-së, por plumbat qëlluan fotografinë e Fatos Nanos të vendosur mbi kokën e tij.

“Unë kam shkuar më 26 maj të vitit 1996 me porosi të shokut Gramoz nga Berati ku isha copash, ai dëgjonte plumbat. Unë flisja me Gramozin në telefon pasi dola nga komisariati i Beratit i gjakosur totalisht, kam ecur në rrugët e Beratit ashtu siç isha në gjak, njerëzit u tmerruan. Kam mbërritur në selinë e PS-së. Të kërkon Gramozi më thanë, fola, më pyeti si je? I thashë copash, gjithë Partia Socialiste është copash i thashë. Më tha mirë, shko në Poliçan, i thashë pse duhet të lëviz prej këtej, ai më tha shko në Poliçan. Në momentin që unë po konsumoja këtë bisedë hyn një grup njerëzish, një bandë dhe unë kisha një foto të Fatos Nanos sipër edhe mbi kokën time qëlloi 7-8 herë Fatos Nanon. Ngelëm, u ngrimë, një pjesë u shtrimë, një pjesë ndenjën etj dhe u kujtova që ishte Gramozi në telefon. Më pyeti çfarë ndodhi? I thashë erdhën na gjuajtën këtu, kjo është gjendja. Unë kam vajtur në Poliçan, kam shkuar të nesërmen në Tiranë, me të gjitha  gëzhojat e asaj dite, këmishën me gjak, kollaren me gjak e kështu me radhë, kështu kam hyrë në politikë dhe parlament, me këtë histori”, tregon Braçe.

erion braçe fatos nano tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.