Gëzim Sinomati, 22-vjeç u ekzekutua me snajper mbrëmjen e se dielës (7 janar) do të përcillet sot për në banesën e fundit. I riu u qëllua me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës ku kishte dalë për të pirë cigare, nga një makinë tip ‘BMË X3’ e vjedhur me targa të dubluara.
Në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi.
Grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me një qitës profesionist! Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gaboi. Dyshohet po ashtu se është vrasës profesionist me pagesë.
