Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si i vodhën dy makinat e luksit, pronari i tmerruar: Dëgjova zhurmë natën, kemi frikë se…

16:00 / May 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
medi kurteshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I vjedhin paratë dhe dy automjetet që sapo kishte blerë, biznesmeni denoncon ngjarjen.

Një supergrabitje ka ndodhur në qytetin e Patosit në orët e para të së dielës. Pre e grabitjes ka rënë një biznes, që tregton materiale ndërtimi, ku rreth orës 03:00, grabitësit kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe dy automjete të shtrenjta që klasifikohen si automjete luksi “Audi” dhe “Land Rover”.

Pronari i subjektit “Albstar”, Medi Kurteshi, ka treguar se autorët kanë marrë gjithashtu 2800 euro dhe 60 000 lekë të rinj. Ndërkohë, në subjekt janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.

Menjëherë pas ngjarjes, Kurteshi ka bërë denoncimin në Polici, duke sqaruar se nuk ka asnjë ide se cilët mund të jenë autorët e grabitjes. Sipas dyshimeve të para, mësohet se autorët mund të kenë qenë të paktën tre persona.

Në një intervistë me mediat, vetë Kurteshi ka treguar se autorët kanë hyrë, duke vjedhur e shkatërruar gjithçka, ndërkohë që kamerat e sigurisë kanë qenë jashtë funksionit.

Kur e patë që ju kishin grabitur dhe dëmtuar zyrat?

Ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit. Në këto ambiente erdhën disa grabitës dhe u futën brenda mjediseve të punës dhe kanë shkatërruar gjithçka. Kanë shkatërruar dhe kasafortën, në të cilën ndodheshin vlera monetare dhe dy çelësat e makinave që sa i kishim blerë. Rreth orës 3:20 këta i kanë marrë makinat. Në mëngjes ishte çdo gjë e shkatërruar. Rreth orës 3 dëgjova ca zhurma, por nuk dyshova. Kjo nuk është hera e parë, por jo të kësaj natyre. Kjo punë ka qenë e mirorganizuar, por nuk mund të flas me emra konkretë. Mendoj se kanë qenë mbi dy persona.

A keni pasur kamera sigurie? Janë regjistruar lëvizjet?

Kemi kamera sigurie, por nuk kanë funksionuar, pasi kanë qenë të hequra nga priza. Ne kërkojmë të gjenden grabitësit dhe të na kthehen sendet e vjedhura.

A keni dyshime për autorët e mundshëm që mund të kenë pasur dijeni se ku i mbanit gjërat?

Jo, familja ime nuk ka asnjë konflikt dhe nuk dyshoj tek askush. Në këto kushte jemi të frikësuar, jemi të pambrojtur. Nuk ka siguri. Vetë këto ngjarje që më ndodhën, na bëjnë të frikësohemi edhe pse nuk kemi konflikte me askënd.

Menjëherë pas ngjarjes shtetasi me iniciale M.K, ka bërë denoncimin në polici duke sqaruar se nuk ka asnjë konflikt të mëparshëm.

Për të zbardhur ngjarjen, nga ana e bluve janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa paraprakisht mendohet që mund të kenë qenë më shumë se dy autorët e kësaj ngjarje.

Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 2026

U pretendua se ishte Mojtaba, zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

15:19 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.