Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Avokati Beqiri: Berisha ka thyer arrestin shtëpiak, SPAK duhet ta burgosë

19:55 / January 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beqiri idajet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për herë të tetë Sali Berisha në arrest shtëpie ka thyer vendimin e GJKKO duke komunikuar me militantët e mbledhur poshtë pallatit të tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, ndonëse GJKKO ia ka ndaluar të flasë me persona të tjerë perveçse me bashkëjetuesit.

Avokati Idajet Beqiri në një lidhje skype për “Studio Live” tha se Berisha ka kryer shkelje të rëndë ligjore dhe se sipas tij SPAK duhet të bëjë kërkesë që t’i ashpërsohet sërish masa e sigurisë në arrest në burg.

“Problemi është nga pikëpamja juridike është shkelje e rëndë ligjore dhe është thyer masa e sigurimit që i është dhënë sepse masa e ka humbur qëllimin. Ndalimi i komunikimit duhet të zbatohej siç ka thënë gjykata në vendim. Fakti që del dhe komunikon me njerëz dhe u jep mesazhe për dikë janë politike kurse për SPAK dhe gjykatën janë fshehje të provave, janë mesazhe që ti u jep dëshmitarëve të ndryshëm që të mos flasin për atë problem”.

“Fjalimet janë shkelje e rëndë nuk duhet të komunikojë. Nuk është çështja e fjalës së lirë. Është njëlloj sikur Lefter Koka të dalë te dritarja e burgut e tu thotë kamerave hajdeni këtu se kam një fjalim. Është njësoj si në burg por nuk je në burg dhe je në shtëpi. Duhet të ndryshohet masa e sigurisë. Por SPAK nuk po tregohet tamam organ ligjor. Duhet të bëjë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurimit duke thënë se nuk po respekton ato që i ka caktuar gjykata. Është bërë i rrezikshëm sepse po jep mesazhe përmes fjalimeve. Ai duhet të paraburgoset te 313. Me sa duket këta e lejojnë sepse duan ta zhveshin dhe ta bëjnë qesharak”, shtoi ai.

avokati beqiri Berisha burgoset
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.