Në prangat e Policisë së Shkodrës ka rënë një 22-vjeçar, pasi u kap duke shpërndarë doza kanabisi nëpër qytet. Ymer Duli u arrestua teksa lëvizte me një automjet tip “Benz”, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit. Arrestimi u bë në kuadër të megaoperacionit policor “Tempulli”, i cili që nga viti i kaluar, ka vënë në pranga qindra shtetas, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe veçanërisht pranë shkollave.
Postime te ngjashme
Add A Comment
