Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Malësia e Kurbinit si mesjetë, banorët: S’kemi rrugë e drita! Njerëzit po ikin, shteti s’ka ndërhyrë

09:34 / January 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1705047839 lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pa rrugë, energji elektrike dhe shërbim shëndetësor. Kjo është situata në 7 fshatra të Malësisë së Kurbinit. Udhëtimi në zonë bëhet vetëm me mjete të larta, pasi i gjithë segmenti rrugor me gjatësi rreth 15 km është i degraduar.

Me gropa të shumta dhe i rrezikshëm për shkak të terrenit malor, zona është thuajse e izoluar. Mbetur prej vitesh jashtë hartës së investimeve në këto fshatra mungon dhe shërbimi shëndetësor si dhe ka probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike, duke bërë që pjesën më të madhe të kohës zona të jetë në errësire. Përballë mungesës së vëmendjes nga pushteti vendor dhe ai qendror, banoret u ngritën në protestë. Ata e konsiderojnë të papranueshme gjendjen në të cilën ndodhet Malësia e Kurbinit.

“Ne nuk kemi as drita, as rrugë, asgjë. Nuk ka vënë dorë kurrkush në këtë zonë, pavarësisht se është zona turistike fshati Skuraj. Është shumë vështirë me lëviz, me thënë nuk lëvizet fare se është krejt gropa, krejt rruga e dëmtuar. Po ikin dita e ditës së s’kanë ca bëjnë, rrugë s’ka, drita s’ka. 12 muajt e vitit ne kemi drita pothuaj 6 muaj.

Unë marr çdo ditë kalamajtë e shkollës, nga Llata i çoj në Skuraj. Kush dorë nuk ka vënë këtu asnjëherë, s’dalin punëtorët e mirëmbajtjes, e as nuk vjen bashkia. Sa herë bie shi ne jemi pa drita. Normale nuk është”, thonë banorët. Mungesa e investimeve, kryesisht në infrastrukturën rrugore ka sjellë braktisje masive të fshatrave të kësaj zone, ndërsa edhe ata banorë që kanë ngelur e kanë humbur shpresën që situata mund të ndryshojë.

“Premtime ka pasur sa duash, por nuk janë realizuar asnjë. Problem sa të duash, se njerëzit kanë ik gjithë me shtëpi me qira, pasi s’kanë gjet rrugë tjetër. Ka kaq vite që s’ka pasur investim në rrugë, drita s’kemi, paguajmë internetin 25 mijë lek, drita s’kemi 20 ditët e muajt. Vetëm për drita e ujë kemi vuajtur”, thonë banorët.

Deri rreth dy dekada më parë në fshatrat Skuraj, Gallat, Gërnac, Vinjoll, Selitë, Dauel dhe Malbardhe ka patur rreth 8 mijë banorë, por sot nuk ka më shumë se 1 mijë. /Reportv/

Malesia e madhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.