Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të premte një 55-vjeçar, pasi ka përndjekur një vajzë. Mësohet se gjatë kontrollit, atij i është gjetur një thikë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: A. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Nga kontrolli fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua si provë materiale”, njofton Policia.
Postime te ngjashme
Add A Comment
