Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka kujtuar Martin Luther King. Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të Facebook-ut, ambasada thekson se ai ishte një vizionar që mishëronte fuqinë e mirësisë, barazisë dhe drejtësisë. Martin Luther King u qëllua për vdekje në Motelin Lorrene në Memfis, më 4 prill të vitit 1968.
Mesazhi i plotë
”Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën; vetëm drita mundet. Urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen; vetëm dashuria mundet”,-Martin Luther King Jr.
Sot është Dita e Martin Luther King Jr. dhe ne nderojmë rolin e tij në Lëvizjen për të Drejtat Civile në Shtetet e Bashkuara, në luftën ndaj padrejtësisë dhe pabarazisë racore. Ai ishte një vizionar që mishëronte fuqinë e mirësisë, barazisë dhe drejtësisë. Në këtë ditë, ne nderojmë ndikimin e tij në të drejtat civile dhe krijimin e një bote pa diskriminim dhe paragjykime.
