Këtë të martë dhjetëra forca policie dhe FNSH të Shkodrës kanë bastisur një banesë në fshatin Grudë. Bëhet me dije se ata kanë ushtruar kontroll banesën e Eljon Hatos një emër i njohur për drejtësinë dhe lidhjet me Ervis Martinaj.
6 furgonë policie shkuan për kontroll në këtë banesë, ndërsa nuk është hera e parë që kryen këto aksione. Gjatë kontrolleve policia ka qëlluar me armë në drejtim të 2 qenve që ruanin banesën, njëri prej të cilëve ngordhi dhe tjetri u plagos.
Njolla gjaku ka kudo në shtëpi, në divan, por edhe në dysheme. Sakaq, pronari i banesës akuzon për bastisje policinë dhe për terror.

