Ish-këshlltari për marrdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, në një lidhje me “SKYPE” me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka treguar se çfarë ndodhi realisht mes Princ Lekës dhe Elia Zaharaias.
I pyetur nga moderatorja Prifti se a ishte fotografja Blerta Celibashi shkaku i ndarjes mes çiftit mbretëror, Teli tha se kjo është tërësisht e pavërtetë.
Sipas tij, kriza në çiftin mbretëror nisi një vit e gjysëm më parë, ndërsa Princi filloi të shoqërohej me Blertën vetëm pak javë më parë.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Si qendron e vërteta?
Teli: Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysëm që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës.
Brikena Prifti: Princi dhe princesha gjatë kësaj kohe kanë patur agjenda të ndara këto kohë?
Teli: Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka patur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrdhënie të marri fund
