Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Qefalia: Berisha të japë llogari siç po japin ish ministrat e PS-së para drejtësisë

19:55 / January 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qefalia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie nga ku kërkesën e fundit drejtuar SPAK e ka për të marrë pjesë fizikisht në sallën e Kuvendit.

Nuk është ndjenjë e mirë të shikosh një person i cili ka pasur poste të larta të shtetit në këtë situatë, por deputeti i PS-së Xhemal Qefalia është i bindur në një gjë. Berisha nuk duhet ti shmanget drejtësisë por duhet të përballet me të për të dhënë shembullin e duhur.

I ftuar në “Studio Live” Qefalia tha se Berisha duhet të përgjigjet para drejtësisë siç po përballen dhe ish ministrat socialistë.

“Nuk kemi ndjesi krenarie. Ka qenë drejtues i shtetit me detyra të larta, i kryeministrit e presidentit dhe nuk ndjejmë kënaqësi por mesazhi që duhet të japë është të paraqitet para drejtësisë e të provojë fajësinë apo jo, pa pasur indikacione politike. Siç janë përfaqësues, ish ministra të PS-së japin llogari para drejtësisë. Nuk ndihemi krenarë ne e themi ua sa mirë që i ka ndodhur, por ai duhet të ulet në bankën e të akuzuarve nëse ai shpallet I pafajshëm është shumë mirë për të e Shqipërinë.”

A trembet PS nga SPAK?

“Ishte PS që miratoi Reformën në Drejtësi. Çdo individ i korruptuar apo akuzohet për krime të ndryshime do të përgjigjet si qytetar i thjeshtë. Nuk mendoj se PS i trembet. Nuk ka asnjë lloj fobie apo stepje.”

Berisha ministrat ps qefalia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.