Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Taksa për çmimin e referencës! Sa do paguajnë qytetarët për shitjen e shtëpisë sipas vitit të ndërtimit

09:13 / January 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me miratimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat qeveria nuk do të lejojë asnjë shtëpi që të shitet poshtë vlerës së referencës që do të përcaktohet nga Kadastra për zona të ndryshme. Ministria e Financave në përgatitjen e zbatimit të këtij rregulli po përgatit edhe disa përjashtime. Kështu për ndërtesat e vjetra, çmimi i referencës do të zbritet me 1% për çdo vit vjetërsi.

Kjo do të thotë se një ndërtesë e vitit 2010 në kryeqytet me çmim reference 115 000 lek m2 me uljen që do t’i aplikohet do ta ketë çmimin 14% më të ulët në vlerën 98 900 lek. “Natyrshëm që është një lehtësim për shumicën e qytetarëve dhe kjo ndikon më së shumti edhe për ata qytetarë që i kanë pronat e trashëguara apo të privatizuara që nga vendimi 92’, të cilëve nga 32% që ua zbriste nga vlera referuese e zonës tashmë ua ka çuar në 50%”, tha Eduart Gjokutaj. Sipas ekspertëve referenca në tregun e pasurive të paluajtshme është një indikator që mund të deformojë situatën e çmimeve reale.

“Po the referencë natyrshëm që vetë referenca sjell pabarazi sepse nuk afrohet me vlerën e tregut, por synon që t’i afrohet. Në një treg që do të ishte normal nuk do të kishim referenca. Në momentin që një qytetar tiranas i cili në këmbim të pronës së tij ka përfituar një ndërtim të ri natyrshëm nuk ndodhet në kushtet e pagesës pasi thjesht ka përfituar pronën, mund të jetë pensionist dhe këta trajtohen njësoj si ata individë me të ardhura të larta. Prandaj, Ministria e Financave dhe administrata tatimore mund të ndërhyjë në këtë rast dhe të detaje edhe me rrugica çmimet e referencës në zonat ku ka interes të lartë, për t’ju afruar sa më shumë çmimit të tregut”, u shpreh Gjokutaj.

Vitin e kaluar nëpërmjet një VKM-je, qeveria ndryshoi çmimet e referencës për Bashkinë Tiranë duke i rritur ato, në disa zona deri në 98%, ndërsa në udhëzimin e ri pritet të rriten dhe referencat për pasuritë e paluajtshme në bregdet.

çmimi i referencës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.