Banorja e “Big Brother Vip 3” Ledjona Xheladinaj, ka folur sërish për ish-partnerin dhe babain e vajzës së saj, duke thënë se kanë një komunikim të mirë.
Ajo është shprehur se këtë lloj komunikimi do të ruajnë gjithmonë sepse ata i lidh fëmija. Ndër të tjera Ledjona tha se marrëdhënia me të nuk e ka penguar në njohje të reja.
“Na lidh një fëmijë, mendoj se marrëdhënien me të do ta kem gjithë jetën. E kam shumë korrekte. Dhe marrëdhënia me ish-in nuk më ka penguar në marrëdhëniet e tjera”, tha ajo.
Por, kujtojmë se ish-partneri i Ledjonës, disa ditë më parë, në një reagim në rrjete sociale, e quajti gazetaren mashtruese, duke pretenduar se ajo nuk e lejon të shohë vajzën.
“Sa fallco që je, pse mashtron dhe të beson një publik i tërë ty kur unë si prind nuk e di ku jeton vajza ime dhe më ke e ke lënë ti, sepse ti vajzë s’ke komunikim me mua fare dhe çupkës ia ke prerë komunikimin me mua. Mos u shtir aty se e dinë të gjithë çfarë baba isha unë dhe jam unë dhe sa pranë i kam qëndruar asaj vajzës që ti i ke futur sot urrejtje për mua. Para disa ditësh, ti kë hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time, pse s’i tregon realitetin aty”, shkruante ish-partneri i Ledjonës.
