Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Emisarë të Millosheviçit më kanë ardhur me harta për ndarjen e Kosovës”-Berisha zbulon të pathënat kur ishte President

22:59 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisa bulatovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se që prej vitit 1992, i kanë ardhur nga Serbia të dërguar me harta për ndarjen e Kosovës.

Sipas Berishës, Sllobodan Millosheviçi mendonte se ndarja do të bëhej vetëm nëpërmjet Shqipërisë.

“Në vitin 1992, serbët me shpejtësi përpiluan projektin e ndarjen e Kosovës. Një njeri që ishte i gjithëfuqishëm në Serbi, Sllobodan Millosheviçi i cili kishte pikëpamjen se kjo çështje nuk zgjidhej me Kosovën, por me Sali Berishën dhe Shqipërinë. Ndaj vinin tek unë me harta.

Millosheviçi thoshte se nuk zgjidhej me Kosovën. Pse me Shqipërinë? Ata pasi ta copëtonin Kosovën siç donin, pasi të krijonin një Andorra në Deçan, në Graçanicë, pasi të krijonin këto Shqipëria të merrte ato tjerat. Po t’i merrte Shqipëria fitonin stabilitet.

Nga pikëpamja zyrtare kanë ardhur jo një por disa. Kanë ardhur ish-deputetë. Sillnin harta dhe thoshin a je dakord për këtë. Duhej ndarë edhe Maqedonia.

Ishin deputetë jo serbë. Cili ishte projekti gjeostrategjik i Serbisë dhe Greqisë? Greqia nga Maqedonia po humbiste kufirin me Serbinë. Nuk ishte ndjerë ndonjëherë sa ishte federata jugosllave. Për hir të së vërtetës, një president shumë i zgjuar turk e nxiti situatën kur tha harku islamik deri në Adriatik. Nuk kishte realitet.

Nëse shkon tek biseda ime me Xhorxh Bush në ’92 i kam thënë: President ata duan ta copëtojnë, ta ndajnë Kosovën, ta pastrojnë pjesën që do marrin nga shqiptarët, ti nxjerri në kufi me ne. Unë i kam thënë unë kufijtë do t’i hap”, tha Berisha në “360 Gradë”.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 2026

U pretendua se ishte Mojtaba, zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

15:19 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.