Moti në këtë të premte do të jetë me reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe qendër të vendit.
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër.
Në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokasër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në shumicën e qarqeve reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
