SPAK ka rrëzuar kërkesën që Sali Berisha dorëzoi përmes avokatëve, që ishte pjesëmarrja e tij në seancat plenare në Kuvend, në cilësinë e deputetit. Berisha që prej datës 30 dhjetor 2023 është në masën e sgurisë ”arrest shtëpie” për dosje e privatizimit të kompleksit ”Partizani”. Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se prokurorët e posaçëm kanë vendosur të mos pranojmë kërkesën e depozituar nga avokatët e Berishës.
“Personi nën hetim Sali Berisha (i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj”,-njofton Prokuroria e Posaçme.
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 24 janar për shqyrtimin e ankimit të Berishës kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Në të njëjtën çështje gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë edhe ankimin kundër vendimit që refuzoi përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka. Si i dyshuar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, Sali Berisha do të merret në pyetje më 23 janar, ndërsa dy ditë më pas SPAK do të pyesë edhe Jamarbër Malltezin.
