Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) bëjnë me dije se nuk do ta përjashtojnë Izraelin nga pjesëmarrja në “Eurovision Song Contest 2024”. EBU beson se Radio Televisioni Publik i Izraelit (KAN) i plotëson të gjitha kriteret për të konkurruar në festivalin evropian.
“Eurovisioni është një garë ndërmjet organizatave të shërbimit publik nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme që janë anëtare të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU). Është një konkurs për transmetuesit jo qeveritë dhe transmetuesi izraelit ka marrë pjesë për 50 vjet në festival”.
EBU shtoi se vendimi i tyre është informuar edhe nga federatat ndërkombëtare të sportit, të cilat ende mirëpresin atletët izraelitë në garat e mëdha. Pjesëmarrja e Izraelit është e diskutueshme në mes të luftës së vazhdueshme në Gaza. Fansat e Eurovisionit kanë theksuar se përzgjedhja kombëtare e Izraelit ka përfshirë segmente të ngarkuara politikisht që politizojnë garën.
