Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë: Shqiptarët do ta kenë më të vështirë të marrin kredi këtë vit

18:51 / January 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1705677282xkredite rritje e kesteve 448
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët do ta kenë më të vështirë të marrin kredi këtë vit. Banka e Shqipërisë parashikon se kushtet nga bankat do të shtrëngohen E kundërta pritet të ndodh për bizneset.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, standardet e kreditimit priten të lehtësohen disi në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, si edhe në kreditë lëvruar me qëllim financimin e investimeve. Standardet e kreditimit për individët priten të shtrëngohen disi në tremujorin e parë të vitit 2024, kryesisht në kreditë për blerjen e banesave.

Në vrojtimin e fundit të aktivitetit kreditues, Banka Qendrore vlerëson se nga ana tjetër kërkesa për huamarrje do të vijojë të jetë e lartë, veçanërisht në muajt e parë të vitit.

“Në tremujorin e parë të vitit 2024, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish e lartë, si në financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave. Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të vijojë e lartë, si në financimin e investimeve, ashtu edhe në mbulimin e nevojave për likuiditete.”

Në raport, Banka e Shqipërisë tregon edhe një ndër shkaqet kryesore të uljes së ndjeshme të nivelin të kredive të këqija gjatë vitit të shkuar.

“Raporti më i lartë i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit kryesisht nga faktorët që reflektojnë historikun e kreditit për individët, të tillë si historiku i marrëdhënieve me bankën dhe i 9 regjistrit të kredive. Shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua më e ulët në tremujorin e katërt.”

Veç kushteve, qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë pritet të përballen këtë vit me shtrenjtim të kësteve të kredive, për shkak të rritjes së normave të interesit të bonove të thesarit 12-mujore.

Banka kredi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Eurobond i ri në 2027 – Shqipëria del për herë të 8-të në tregjet ndërkombëtare financiare me 62.6 mld lekë

14:41 / October 29, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.