Dje u zhvillua galaja më e rëndësishme e botës, ku këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa ishte pjesëmarrëse për herë të parë. Mjaft ndryshe në look, po ama rrezatonte.
Dua ishte veshur kokë e këmbë me linjën Versace, teksa kishte bërë një krehje të veçantë flokësh, mjaft voluminoze. Ajo u shfaq ekstravante në një gala që tematikë kishte pikërisht ekzagjerimin.
Ajo parakaloi në tapetin e kuq bashkë me të dashurin Isaac Carew.



