Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga Talat Xhaferri te Ylli Ujka, shpallen fituesit e CCIT AWARDS, Nënkryetari Seferi: Biznesi aksioner në suksesin e Tiranës

19:17 / January 20, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f4ec1e10 a28e 4ee0 9203 1ef71664a663
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana mikpriti ceremoninë kushtuar bizneseve më të suksesshme jo vetëm të kryeqytetit, por të gjitha trevave ku flitet shqip, CCIT AWARDS! Në ceremoninë ku u vlerësuan arritjet e tyre për performancën e shkëlqyer në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, me fokus inovacionin, konkurrueshmërinë, investimet në teknologji në produkte dhe shërbime cilësore, merrnin pjesë dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deputetë dhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.

Nënkryetari i Bashkisë vlerësoi biznesin si motorrin e zhvillimit ekonomik të vendit. “Je zemërplotë kur shikon pjesë të biznesit të cilët janë të kënaqur që marrin pjesë në takim. Unë kam disa herë që jam pjesë e kësaj feste, por ajo që do të doja të thoja , sëbashku kemi mbyllur vite të vështirë, vit pandemie, kemi mbyllur vite tërmeti, por është hera e parë në 127 vite që mbyllim një vit suksesi. Kjo falë punës së të gjithëve bashkë, kjo falë punës së parlamentit, qeverisë, pushtetit lokal, por gjithë pesha kryesore falë punës së biznesit. Dhe unë në emër të Bashkisë së Tiranës do të doja t’ju falenderoja nga zemra sepse të gjithë ju jeni aksionerë suksesi që ky kryeqytet ka kudo”, deklaroi Andi Seferi.

Në fjalën e tij, fitues çmimit të brandit më të mirë ndërkombëtar, Ylli Ujka, u shpreh se ky vlerësim është një tregues i një rrugëtimi të vazhdueshëm drejt cilësisë, standardeve më të larta dhe inovacionit. “Ky çmim, është një ndjesi lumturie dhe krenarie në historinë tonë të biznesit. Ky vlerësim nuk është thjesht një njohje e përpjekjeve të kompanisë X-One, por një shenjë e njohjes së përkushtimit dhe pasionit që kemi investuar në çdo hap të këtij rrugëtimi. Për ne, ky vlerësim është një tregues i një rrugëtimi të vazhdueshëm drejt cilësisë, standardeve më të larta dhe inovacionit . Suksesi nuk është një përpjekje individuale; është rezultat i punës së një ekipi. Ndaj i jam mirënjohës pafundësisht bashkëpunëtorëve të mi të përditshëm dhe ekipit të mrekullueshëm me të cilët kemi pasur shumë momente sfiduese, por gjithmonë jemi ndjerë më të fortë se kurrë”, deklaroi Ylli Ujka.

Gjithashtu, CCT AWARDS vlerësoi me çmim politikanin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi. “Ju falenderoj për vlerësimin, do e ndaj këtë vlerësim me familjen, por edhe me atë staf administrativ me të cilin kam punuar për dy dekada dhe më kanë ndihmuar që detyrat ti kryej me sukses”, u shpreh Xhaferi.

dhoma tregtise Talat Xhaferi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.