Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ministrja Koçiu në qendrën Shëndetësore Libohovë: Deri tani rreth 500 doza kundër gripit

13:08 / January 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albana kociu ne libohove qendra shendetesore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vizituar ambientet e transformuara të Qendrës Shëndetësore Libohovë në të cilët rreth 4500 banorë të saj marrin shërbime cilësore dhe në kohë pranë vendbanimit.

Koçiu theksoi se kjo qendër tashmë me kushte bashkëkohore u vjen në ndihmë të gjithë banorëve për shërbimet që ofrohen që nga kontrolli bazë falas mjekësor si dhe vaksinimi falas kundër gripit dhe HPV-së.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Capture 23
    ''Kongresi i Lushnjes të jetë festë kombëtare'', Niko Ferro: Nuk mund të shpjegosh historinë me çerek faqeje në libër

Ministrja Koçiu shprehet se stafi i mjekëve dhe infermierëve u janë përgjigjur edhe fluksit të virozave të dimrit me një mbulesë të lartë të vaksinës kundër gripit te grupet e riskuara.

Ajo bën të ditur se në Qendrën Shëndetësore Libohovë janë aplikuar deri tani rreth 500 doza të vaksinës kundër gripit te grupet e riskuara ndërsa vijon kryerja e vaksinës kundër HPV për vajzat mbi 13 vjeçe si dhe për gratë e moshës 40-49 vjeçe.

“E lumtur kur takuam edhe vogëlushen 14- vjeçare e cila ishte në pritje për të kryer vaksinën e HPV-së”, shprehet ministrja e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar dozat e vaksinave në të gjithë vendin për grupet e riskuara, fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.

Ministrja Koçiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet/ Media spanjolle jehonë bukurive dhe potencialit turistik të Shqipërisë

10:43 / July 23, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.