Kryeministri Edi Rama nga konferenca “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE” që po mbahet në Shkup, iu dha një mesazh të qartë liderëve të Ballkanit, ndërsa iu bëri thirrje që të harrojnë ngjyrat e flamujve dhe historinë. Ai tha se është entuziast.
”Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye që të jem optimist. Në darkën mbrëmë kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar, pa e ndërthur bisedën. Kur bëhet fjalë për ushqim, duhet të pranoni se nuk jeni më të mirët në rajon.
Lexo edhe :
Related Posts
E para; të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Duhet ta harroni historinë, duhet të jeni dalltonistë. Ndaj duhet t’i shihni ngjyrat e flamujve. Harroni historinë dhe ngjyrat, pasi kemi vetme një ngjyrë, që është ngjyra e flamurit të BE-së”, tha ai.