Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Zelensky do vijë në Tiranë/ Rama: Do organizojmë një samit në mbështetje të Ukrainës

15:48 / January 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelenski rama 1280x720 1 1100x620 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri do të mbahet një Samit i Posaçëm për Ukrainën, dhe për këtë do të vijë në Tiranë vetë Presidenti Volodymyr Zelensky. Lajmi u dha nga shefi i qeverisë shqiptare, i cili nuk ndau detaje për kohën kur kjo do të ndodhë.

“Po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm presidentin Zelenskyy për të diskutuar me Presidentin e Ukrainas me dhe me njëri-tjetrin, lidhur me sfidat e sigurisë pikërisht.”, tha Rama.

Kryeministri i bëri deklaratat nga Shkupi, ku mori pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit, me drejtimin e SHBA-së dhe BE-së. Rama ndau detaje nga darka e krerëve të shteteve, duke kërkuar që marrëdhëniet të mos shihen si personale.

“Është hera e parë që unë jam në një darkë së bashku me Albinin dhe presidentin Vuçiç dhe nuk më rezulton se ndodhi ndonjë gjë tjëtër përveçse u bë një komunikim pozitiv“, shtoi Rama.

Por mesazhi që ballkanasit kanë marrë nga Amerika dhe nga BE-ja për vende me probleme fqinjësie si Kosova e Serbia, ka qenë i qartë.

“Është po ashtu shumë e qartë se çdo vend që do të bllokojë tjetrin në këtë proces do të bllokojë vetveten dhe nuk do të përfitojë dot nga ky plan”, theksoi kryeministri.

Në tryezën zyrtare Rama dhe Albin Kurti, u shfaqën të qeshur përkrah njëri-tjetrit, pas një kohe të gjatë ngricash mes tyre. Megjithë këtë, kryeministri shqiptar nënvizon pasojat e marrëdhënieve të tendosura.

“Mund të ishim gati por nuk jemi sepse kemi humbur kohë dhe harxhuar shumë energji mungesës së vizionit strategjik të përbashkët dhe mungesa e dëshirës për të ndarë çështjet e brendshme me këtë çështje të madhe që është sa e brendshme, aq edhe e përbashkët.“, u shpreh Rama.

Në forum, Rama kritikoi BE-në që nuk ka qenë aq sa duhet mbështetëse për rajonin, teksa nënvizon se paratë e dhëna si grante nuk janë gjithçka, përpara të mirave që sjell integrimi në tregun evropian.

Rama zelenski
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.