Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Klodiana Lala zbulon detaje nga dëshmia e Agron Nezës në SPAK: Foli për kontaktet e ish-agjentit në Shqipëri

21:45 / January 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një program televiziv ka komentuar paraqitjen e Agron Nezës ditën e sotme në SPAK lidhur me çështjen “McGonigal”.

Lala u shpreh se Neza u paraqit sot në SPAK për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni lidhur me skandalin McGonigal.

Sipas saj kjo çështje po trajtohet ende me kujdes në SPAK dhe vetë prokurorët janë të paqartë për disa aspekte të rastit për të cilin ende nuk është marrë një vendim as në SHBA.

Ajo zbuloi se Neza është pyetur se cilat ishin kontaktet e tij me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI, ku i gjeti paratë që i dha, si edhe kontaktet që vendosi ish-zyrtari gjatë kohës në Shqipëri.

“Agron Neza është paraqitur sot në SPAK rreth orës 12 për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni lidhur me skandalin McGonigal që shpërtheu fillimisht në SHBA dhe më pas në Shqipëri. Nuk është pranuar nga SPAK se ka një hetim, por kjo e fundit është vënë në lëvizje nga një kallëzim i Gazment Bardhit. Nuk mund të them shumë detaje me atë që ka deklaruar Neza sot, pasi shumë aspekte të dosjes janë të paqarta edhe për prokurorët që kanë kërkuar ndihmë në SHBA. Janë dy aktakuza nga SHBA, një ka të bëjë për shkeljen për oligarkun rus Deripaska dhe rasti që e lidh me Shqipërinë pritet të merret një vendim për të në muajin shkurt. Ajo që ne dimë për dëshminë e Nezës është se cilat ishin kontaktet e tij me McGonigal, ku i gjeti paratë që i dha, cilët persona e kanë kontaktuar, etj. Prokuroria është e rezervuar për këtë çështje edhe sepse procesi në SHBA ende nuk ka përfunduar. Gazment Bardhit po ashtu i është komunikuar që të mos ketë dalje publike lidhur me këtë rast”, u shpreh ajo mes të tjerash.

agron neza Deshmia klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.