Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Erion Veliaj: Këtë vit asfaltojmë 100 rrugë rurale

13:50 / January 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 01 23 at 13.08.44
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga “Ura Domje-Lagjia Tagan”, është një prej 100 rrugëve rurale që do të asfaltohen nga Bashkia e Tiranës. Pasi pa nga afër punimet për asfaltimin e saj, kryebashkiaku Erion Veliaj foli për impaktin që do të kenë këto investime për fshatin.

“Kjo është një rrugë, që jo vetëm për mijëra banorë të zonës, por qindra ekonomi lokale zhvillohen nga kjo rrugë. Duke u rritur vlera e pronës shoh shumë familje të qytetit që janë transferuar në fshat. Për shembull, qendra e Qehasë hapi një mundësi edhe për ekonomitë e fshatit. Prona u rrit, u shitën një pafundësi tokash. Është një formulë “win-win”. Këtë vit kemi planifikuar rreth 100 rrugë rurale – rrugë, rrugica, shtigje, ura. Por, nuk i shoh si 100 projekte asfalti, i shoh si 100 mundësi, 100 lidhje, 100 miqësi, 100 tregti, 100 shoqëri, 100 potenciale për të bërë më mirë”, tha Veliaj.

Duke falënderuar banorët, Veliaj tha se pengesave të kundërshtarëve politikë, i përgjigjet vetëm me punë. “Në fund fjalët i merr era, puna do mbetet, puna do flasë më shumë se çdo fjalim tjetër për atë që ka bërë kjo administratë e për mënyrën se si mund ta çojmë Tiranën përpara vetëm me punë e më mëngë të përveshura, duke inkurajuar njëri-tjetrin që të ecim, e jo duke vënë stërkëmbesha e duke gjetur qime tek syri tjetrit. Megjithatë, ca kishim për të thënë për kundërshtarët i thamë me një fitore të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

WhatsApp Image 2024 01 23 at 13.08.55
WhatsApp Image 2024 01 23 at 13.08.50
WhatsApp Image 2024 01 23 at 13.08.44

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.