Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Këngëtari shkodran në gjendje të rëndë, kolegët apel për ndihmë shtetit

17:36 / January 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndoci 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari i njohur shkodran, Eduard Jubani prej disa kohësh vuan nga probleme kardiake, por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Prej të martës, Jubani qëndron i shtruar në reanimacion në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku dhe po trajtohet.

Lajmin për gjendjen e rëndë shëndetësore e kanë njoftuar kolegët dhe miqtë e këngëtarit në rrjetet sociale ku dhe apelojnë për ndihmë.

Një nga kolegët e Eduard Jubani, shkodrani Frederik Ndoci i ftuar në News 24 ka thënë se artisti ka nevojë për ndihmë, për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Ndoci u shpreh se është shumë i shqetësuar për shëndetin e mikut të vetë dhe apelon për ndihmë financiare, nga qytetarët dhe shteti.

“Kam 2-3 ditë i shqetësuar për Eduart Jubanin, ka probleme me veshkat, melçinë dhe zemrën. Ai ka nevojë për ndihmë, mjekësia lë për të dëshiruar aty ku do, kur nuk do e kalon lehtë lumin.”

Ndoci tregoi se Jubani i ka veshkat e bllokuara, po ashtu mëlçinë, zemrën.

“Pra ne kemi një kauzë të madhe të mbledhur bashkë. Kështu është kjo botë, po nuk pate para…Nuk e kuptoj pse sot artisi vuan. Shteti duhet t’i shkojë nga pas artistit. Kam folur dhe me kryetarin e bashkisë Shkodër. Ai me tha do bëjmë çmos t’i vijmë në ndihmë.”, – u shpreh Ndoci.

Eduard Jubani shkodran tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.