Gazetari i njohur Marin Mema ka qenë i ftuar i mbrëmjes te së hënës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Mema i gjendur përballë gazetarëve të vegjël, krahas anës profesionale ka folur për herë të parë edhe për çështjet e zemrës.
Ai treguar se prej 10 vitesh tashmë është në një lidhje dashurie, pa zbuluar identitetin e vajzës që i ka vjedhur.
“Babi më ka thënë që martohu nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur, nëse nuk të qëllon gruaja e mirë do të mbetesh një filozof”, rrëfeu Marini.
E sa i përket imazhit të vajzë së i qëndron në krah prej 1 dekade, gazetari i Top Channel tregoi një detaj të veçantë. I pyetur nga fëmijët si e do gruan brune apo bjonde, Marini u përgjigj: “Brune siç e kam gjetur”.