Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Rinas 41-vjeçari me 5 emra

09:41 / January 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 41-vjeçar i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali, është arrestuar në Rinas. Ai ka tentuar që të hyjë në tokën shqiptare, por u kap në Rinas, si edhe më pas u zbulua që ka përdorur 5 emra.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Identitetet”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komisariatit të Policisë Rinas, Interpol Tiranës dhe homologëve italianë. Pjesëtar i një grupi kriminal që shfrytëzonte për prostitucion shtetase të huaja gjatë periudhës 2008-2012 në Milano, ndalohet në hyrje 41-vjeçari. 41-vjeçari u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali, ku është dënuar me mbi 4 vjet burgim, për këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të detajuara në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga to, ndërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës dhe homologëve italianë, u finalizua operacioni policor i koduar “Identitetet”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: -Auron Hashani alias Auron Samurri alias Auron Ajdinaj alias Avni Ajdinaj alias Elvis Ajdinaj, 41 vjeç.

Gjykata e Milanos e ka dënuar 41-vjeçarin, me 4 vjet, 2 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion në Milano, 2 shtetase të huaja.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku i duhet të vuajë dhe 3 vjet, 11 muaj e 11 ditë burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.