GJKKO ka dënuar këtë të enjte kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, pasi nuk ka deklaruar dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit. Dënimi i dhënë ndaj tij ishte 9 muaj burg, por në fund gjykata vendosi konvertimin me 150 orë punë komunitare. Avokati i kryebashkiakut, Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk ndikon në ushtrimin e detyrës së Hajdarit.
Në lidhje me akuzën në fjalë, ka pasur denoncime dhe nga Partia e Lirisë, ku rivali i Hajdarit në garën për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka bërë disa kallëzime në SPAK për të.
Lexo edhe :
Related Posts
Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar në 10 janar kur Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve të SPAK në 20 dhjetor 2023 për akuzën ”falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.


