Kenneth Eugene Smith është i burgosuri i parë amerikan që u dënua me vdekje, me një maskë azoti. Ai u ekzekutua të enjten në mbrëmje në Alabama. Në orën 10:00 të mëngjesit, Smith hëngri vaktin e tij të fundit, biftek, patate dhe vezë. Që atëherë ai nuk konsumoi më asgjë, sepse xhelati kishte frikë se do të vjellte gjatë ekzekutimit. Ai takoi familjen e tij për lamtumirën e fundit.
Ekzekutimi ishte caktuar për në orën 18:00, por ankesat e fundit ligjore, të gjitha të refuzuara, e vonuan atë. I lidhur në gur, pak përpara se xhelati të vendoste maskën e azotit mbi fytyrën e tij, Smith bëri deklaratën e tij të fundit: “Sonte Alabama e bëri njerëzimin të bënte një hap prapa. Unë largohem me dashuri, paqe dhe dritë, faleminderit që më mbështetët, ju dua”.
Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, Smith është personi i parë që vritet duke përdorur gaz azot kudo në botë. Pesë anëtarë të medias u lejuan të shihnin ekzekutimin. Smith ishte 58 vjeç dhe ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një gruaje, Elizabeth Sennett, të kryer në vitin 1988. Burri i Sennett, një ministër protestant i quajtur Charles, kishte paguar Kenneth dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, nga një mijë dollarë secili për vrasjen e gruas. Qëllimi i tij ishte të mblidhte paratë e sigurimit të jetës së gruas së tij, sepse ai ishte mbytur nga borxhi. Të tre vrasësit e kishin sulmuar duke e goditur me thikë njëmbëdhjetë herë.
Avokatët e Smith paraqitën disa apelime, duke argumentuar se ishte një dënim “i pazakontë dhe mizor”, prandaj i ndaluar me ligj. Ata denoncuan gjithashtu rrezikun e një vdekjeje të ngadaltë dhe të dhimbshme, sepse maska ishte e përshtatshme për të gjithë dhe mund të mos shkaktonte vdekje të menjëhershme. Gjithashtu ekzistonte rreziku që i dënuari të pësonte goditje në tru dhe të mbeste në gjendje koma.
